Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka mbajtur sot tryezën e rrumbullakët ne temë “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se programet arsimore nuk janë përshtatur sipas trendeve të tregut, shkruan arbresh.info.
Hasani tha se është e domosdoshme reforma arsimore me qëllim të arsimimit të duhur të studentëve që synojnë tregun e punës pas përfundimit të studimeve.
“Reforma arsimore është e domosdoshme që të përgatiten me shkathtësi. Është thelbësore për përgatitjen e të rinjve për të kryer tranzicion nga arsimi në punësim”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi është duke e përkrahur sektorin privat./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...