Statusi i punëtorëve të arsimit për punën e bërë gjatë viteve të 90-ta do t’i njihet shumë shpejt atyre që kanë kontribuar në këtë periudhë.
Kështu tha sot kryeministri Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në kongresin e 7-të zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBAShK), raporton Ekonomia Online.
Ai kërkoi nga sindikalistët që të aftësojnë fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se gjendja e një populli varet shumë nga niveli i shkollimit.
“Për ta kuptuar një popull se sa mirë i ka punët shko vizitoja shkollën. Sot ekonomia ka marrë një drejtim dhe kërkon fuqi punëtore, kërkon njerëz të kualifikuar dhe njëkohësisht vendet janë të detyruara që t’i përshtaten kërkesave të ekonomisë. Do të jetë vështirë për ne. Ju lus që ta ndjejmë këtë peshë është detyrë e jona që t’i aftësojmë fëmijët tonë”, tha Haradinaj.
“Ne kemi misione, i kemi 10 vite shtet. Janë misione që jemi sfidu qoftë nga mungesa e përvojës por jemi të vendosur që me ec përpara ashtu siç kemi qenë në vitet e 90-ta dhe statusin e punëtorëve të viteve të 90-ta do ta zbatojmë do të vije dita që shumë shpejt do ta kemi”.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj falënderoi të pranishmit për punën e bërë dhe i luti ata që të punojnë më shumë e të flasin më pak.
Avni Ajdini, kryetar i BSKPK-së lavdëroi punën e sindikalistëve para dhe gjatë luftës. Ai tha se puna e të gjithëve duhet të vlerësohet./EO/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...