Google ADS

Haradinaj shpjegon pse e shkarkoi Bordin e Agjencisë për Akreditim

11:34 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është pyetur sot në seancën e Kuvendit nga deputetja e VV-së, Shqipe Pantina për shkarkimin e Bordit të Agjencisë për Akreditim.

Haradinaj tha se gjendja në arsim nuk është e mirë dhe se qëllimi i këtij shkarkimi nuk ka të bëjë me vlerësimin e vlerave të individëve mirëpo me gjendjen e përgjithshme në sektor, shkruan arbresh.info.

“Shpreha një papajtueshmëri në një gjendje, ky është qëllimi dhe se kjo është e vërtëta e asaj që ka ndodh. Ky nuk është vetëm një vlerësim i vlerave e të individëve por ky është vlerësim i gjendjes në sektor”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme