Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hapi sot edicionin e 16-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me temën “Arsimimi dhe trajnimi bibliotekar”.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur mundësi të mbështesë dhe t’i kushtojë kohë Bibliotekës Kombëtare.
Ai shtoi se biblioteka ka ndryshime të mëdha nga koha kur ka qenë ai nxënës, pasi ana elektronike dhe mënyra e të shkruarit e kanë bërë që të jetë më ndryshe për lexuesit.
Kryeministri tha se ndjehet i turpëruar që dikasteri që drejton i kushton pak kohë librave dhe bibliotekave.
Haradinaj tha se do ta mbështesë Bibliotekën Kombëtare si dhe premtoi investime në infrastrukturën se bibliotekave në gjithë vendin.
Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi në hapjen e ceremonisë së javës së Bibliotekës ka thënë se Ambasada amerikane ka qenë një mbështetëse e madhe e Bibliotekës Kombëtare, që sipas tij ajo meriton një falënderim të veçantë.
Po ashtu, edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku ka thënë se idetë dhe materialet që do të vijnë gjatë kësaj jave do t’i ndajnë për bibliotekat e shkollave të Kosovës. Madje, Gajraku theksoi se Biblioteka Kombëtare ka nevojë për bibliotekarë profesionist që ta zhvillojmë arsimin në vend.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...