Sot në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, do të bëhet hapja e edicionit të pestë të Panairit Virtual të Karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili organizohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës. Hapja e panairit virtual do të bëhet nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Panairi do të jetë treditor mbahet me 5, 6, 7 Maj 2015 dhe do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri 16:00.
Për studentët dhe të diplomuarit, nxënësit dhe maturantet, Panairi Virtual i Karrierës, do të jetë një mundësi e mirë që përmesë platëformës virtuale të komunikojnë me përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave që ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.
E veçanta e këtij panairi është zhvillimi i platëformës virtuale e cila është vlerë e shtuar në sherbimete profesionale të qendrrueshme të Universiteit të Prishtinës “Hasan Prishtina“. Seksionet me qasje virtuale janë: Informata të përgjithshme për PVK-në, Informata rreth edukimit, këshillim dhe orientimit në Karrierë, Këshilla për studentë dhe të diplomuar, Informata për maturant, dhe Sektoret industriale.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...