Hapet sot në Prishtinë Kongresi i 5-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 5”, i cili ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.
Siç përkujton organizatori, në katër kongreset e mbajtura deri me tani numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ka qenë mbi 2000, ndërsa janë prezantuar mbi 250 punime shkencore. Në kongresin e 5-të do të prezantohen mbi 45 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës janë rreth 600 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.
Kongresi mbahet nën kujdesin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Ramadan Zejnullahu, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrën Evropiane për Arsim të Lartë “Qeap Heimerer”. Hapja solemne bëhet sot, në ora 14:00, në Sëiss Diamond Hotel Prishtina.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?