Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP ) do të shënojë sot në Prishtinë hapjen e shkollës së parë verore ndërkombëtare në Kosovë të Sigurisë Njerëzore.
Tema e kësaj shkolle, siç njoftoi QHDP, do të jetë “Siguria Njerëzore dhe Rezistenca Civile”, ndërsa hapjen do ta bëjnë Nora Ahmetaj – drejtoreshë Ekzekutive e QHDP-së në Prishtinë dhe Emel Kurma – drejtoreshë e Helsinki Citizens’ Assembly nga Turqia.
Shkolla verore do të zgjasë deri më 11 gusht, do të mbahet në Prishtinë dhe Prizren dhe në të do të marrin pjesë 50 pjesëmarrës student dhe ligjërues ndërkombëtarë.
Fusha e Sigurisë Njerëzore është mënyrë e re e studimit të individit në shoqëri me qëllim krijimin e një pasqyre holistike të rrethanave që ndikojnë në sigurinë e njeriut, jo vetëm atë fizike, por edhe atë sociale të tij.
Gjatë kësaj shkolle verore do të prezantohen studimet e organizatave partnere në fusha të caktuara në shtetet përkatëse nga rajoni dhe Turqia, si dhe do të ligjërojnë persona nga bota akademike, të njohur në këtë fush ë nga rajoni dhe bota. Ligjëratat dhe diskutimet do të jenë të hapura për gazetarët e profileve të ngjashme me Sigurinë Njerëzore, në rast të shprehjes së interesimit nga ana e tyre.
QHDP me këtë rast njofton se ka qenë pjesë e hulumtimeve në fushën e Sigurisë Njerëzore që nga viti 2013 në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes organizatave të Ballkanit dhe Turqisë. Kjo Qendër ka publikuar raportin e parë për Sigurinë Njerëzore në Kosovë, duke përfshirë fushën e ngacmimeve në shkolla dhe sigurisë në vendin e punës.
Hapja e shkollës do të bëhet në hotel “Sirius” në Prishtinë, në orën 17:30.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...