Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” në Prishtinë ka bërë përurimin e konviktit nr VIII të kësaj qendre.
Fatmir Sfishta, drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve tha me këtë rast se ky konvikt është një dhuratë për studentët e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, shkruan Arbresh.info.
Sfishta bëri të ditur se konvikti është i treti me radhë i financuar nga Ministria e Arsimit dhe është në vlerë prej 1,5 milionë euro bashkë me inventar.
“Konvikti që po hapim sot është i treti me radhë i financiar nga MASHT me 1.5 milionë euro, duke përfshirë edhe inventarin”, ka thënë Sfishta.
Sipas tij, konvikti ka 155 dhoma me 305 shtretër, biblioteka e leximore.
Numri i studentëve banues me këtë konvikt ka arritur në 4000./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1704344916297260/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...