Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkurs plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore “Bachelor” në vitin akademik 2016/2017.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se konkursi plotësues për afatin e shtatorit, është për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve.
Në afatin e dytë, në këtë universitet do të pranohen 770 student të rregullt, ku përfshihen student që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet pakicë.
Nga njoftimi bëhet e ditur se për të lehtësuar aplikimin, administrata do të punojë edhe të shtunave.
Dokumentet mund të dorëzohen nga sot deri më 15 shtator, ndërsa provimi pranues mbahet më 19 shtator.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22 shtator në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data 26 shtator deri më 30 shtator.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...