Google ADS

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

14:32 | 5 Shtator 2016
Arbresh.info

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte. Tre mijë e 600 studentë, do të jetë numri i atyre që do të pranohen. Drejtues të Qendrës thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet, ndërsa theksojnë se ka ndryshuar vetëm një nga kriteret për pranim, e që është ai i notës mesatare.

Studentët e Universitetit të Prishtinës, nga sot mund të aplikojnë për banim në Qendrën Studentore në kryeqytet.  Drejtori i  konvikteve, Fatmir Sfishta, thotë për Radio Kosovën, se risi për këtë vit akademik është se studentët mund të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, përmes sistemit Online. Ai thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për studentët që do të jenë pjesë e konvikteve.

Drejtori Sfishta thotë se mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve do të bëhet në bazë të disa kritereve, duke theksuar se një nga ta është që të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, si dhe largësia nga kryeqyteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme