Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është hapur konkursi për dy pozita në sektorin e arsimit: Drejtorin e Qendrës së Studentëve dhe Drejtorin e Inspektoratit të Arsimit.
Nagavci njoftoi se emërimi do të jetë për një mandat 4-vjeçar dhe se afati i aplikimeve është deri më 02.11.2024.
“Kemi hapur konkursin për dy pozita të larta në arsim. 1.Drejtor të Qendrës së Studentëve; 2.Drejtor të Inspektoratit të Arsimit. Kohëzgjatja e emërimit është për një mandat 4 vjeçar. Konkursi do të jetë i hapur deri më 02.11.2024. Inkurajoj të gjithë ata/ato që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë në këto pozita”, tha ajo./Arbresh.info
IKD publikon raportin “Përmbushja” e premtimit p...
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje dhe ...
Ndryshimi “flakë” i Riri-t, mahnit fansat
Krasniqi: Askush nuk duhet ta përballojë kancerin e gjirit e...
Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk në kr...
Florida përgatitet për uraganin ‘Milton’