Gjykata Themelorë në Prishtinë pezullon vendimin e Inspeksionit të Punës për kthimin në listën e pagave të profesorëve që mbajnë poste jashtë Universitetit të Prishtinës.
Në mesin e tyre janë edhe kryeministri Isa Mustafa, ministrat Arsim Bajrami, Kujtim Shala, Hajredin Kuqi, Bekim Çollaku, Haki Demolli, Avdullah Hoti, Ferid Agani, si dhe disa deputetë dhe zëvendësministra.
Muaj më parë rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, kishte marrë vendim për të larguar nga lista e pagave 47 profesorë dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës, të cilët ishin emëruar në poste me orar të plotë jashtë Universitetit, ndërkohë që në Universiteti i mbanin vetëm orët e mësimit.
Deri në momentin e marrjes së vendimit, këta profesorë ishin paguar me nga një gjysmë page në Universitet, pavarësisht nëse kanë mbajtur mësim ose jo. Ndërkaq, me vendimin e rektorit ata do të paguheshin me honorar, vetëm për orët e mbajtura, ndërkohë që vendimi lejon mundësinë e kthimit në vend të punës me orar të plotë pas skadimit të mandatit ose kontratës në postin që mbajnë jashtë UP, raporton express.
Në mesin e profesorëve të prekur nga ky vendim ishte vet kryeministri Isa Mustafa, ministrat Arsim Bajrami, Kujtim Shala, Hajredin Kuqi, Bekim Çollaku, Haki Demolli, Avdullah Hoti, Ferid Agani, zëvendësministri Ferat Shala, deputetët Mytaher Haskuka, Vjosa Osmani, Bekim Haxhiu dhe Besim Beqaj, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe Arta Rama, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, si dhe drejtorë të agjencive, rektorë të universiteteve të tjera publike dhe zyrtarë të tjerë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Inspeksionit të Punës i cili më 15 janar 2015 solli vendimin për kthimin e zyrtarëve publikë në listën e pagave, të cilin e konfirmoi edhe shkalla e dytë e këtij organi, duke urdhëruar rektorin ta zbatojë vendimin e shkallës së parë. Gjykata Themelorë në Prishtinë e pezulloi këtë vendim të Inspeksionit të Punës më 31 mars të këtij viti, por vendimi i saj u anulua nga Gjykata e Apelit më 3 qershor, duke e kthyer lëndën në rivendosje. Ndërkaq, më 4 korrik 2015, Gjykata Themelore në Prishtinë nxori aktgjykimin e ri me të cilin pezullon sërish vendimin e Inspeksionit, duke i lënë bartësit e funksioneve publike jashtë listës së pagave.
Në arsyetimi e Gjykatës thuhet se ekzekutimi i vendimit të Inspeksionit mund të shkaktojë “cenimin e cilësisë së arsimit-studimit”, si dhe se mund t’i shkaktojë Universitetit “dëm financiar pasi do të duhej të paguante stafin e tij akademike me pagesë të plotë, përkundër mos angazhimit të plotë në marrëdhënie pune”. Po ashtu, Gjykata thekson se aktgjykimi mbron interesin publik “nga se cilësia e arsimit të lartë në Universitetin e Prishtinës është pikërisht interesi i publikut”.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim, duke marrë parasysh se “sfiduesit” e vendimit të rektorit në këtë rast janë vet kryeministri i vendit, 8 ministra, katër deputetë, dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, një kryetar komune dhe bartës të funksioneve të tjera publike.. Rektori i Universitetit të Prishtinës ka akuzuar Inspeksionin e Punës se i ka shqiptuar dënimin prej 7,000 EUR për një lëndë tjetër, pikërisht për shkak të insistimit të tij që të mos lejojë kthimin në listën e pagave të mësimdhënësve që orarin e punës e bëjnë në postet ku janë emëruar jashtë UP-së dhe kompensohen për këtë nga Buxheti i Shtetit.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë