Pas mbajtjes së maratonës së garave në matematikë disa javë më parë të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, të shtunën në Gjilan ka nisur testimi i rreth 800 nxënësve në lëndën e matematikës në kuadër të garave në nivel ndërkombëtar “Kangoro” që po vazhdon të mbahet në shkollën “Selami Hallaqi”.
Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati-Haziri, ka thënë se drejtoria që ajo udhëheq tashmë është nikoqire edhe e kësaj gare të madhe ndërkombëtare që për herë të parë mbahet në Kosovë dhe atë pikërisht në Gjilan.
“Testimi po bëhet me mbi 800 nxënës, duke përfshirë fëmijët që nga klasat e dyta deri në klasat e dymbëdhjeta. Nxënësit pjesëmarrës janë nga të gjitha Komunat e Anamoravës, kurse prej tyre janë 450 nxënës të shkollave të Gjilanit. Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet duke pas parasysh që sot e njëjta garë mbahet në të njëjtën kohë në gjithë botën dhe me nxënësit e klasave të njëjta. Falë mbështetjes së madhe të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ne sot së bashku edhe me shkollat kemi organizuar gjithçka që të jetë në rregull dhe me kushte sa më të mira për nxënësit garues”, ka thënë Kastrati-Haziri.
Ndryshe në nivel të komunave edhe përgatitjet janë bërë me kohë dhe të gjithë mbikëqyrësit, testuesit dhe koordinatorët kanë qenë me garuesit e tyre në kohën e precizuar në bazë të programit. Kurse gjatë muajit maj Gjilani është organizator i garave mbarëkombëtare shqiptare, përsëri në lëndën e matematikës.
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...