Pas programit Biblioteka Ime dhe e e-Shëndetësia, Komuna e Gjilanit ka bërë sot promovimin e projektit më të ri inovativ e-arsimi.com, që është i pari në nivel Republike.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes këtij projekti po integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore dhe ky është një hap tutje drejt rritjes së transparencës.
“Falë departamentit të Teknologjisë Informative, ne sot po e bëjmë promomovimin e projektit e-arsimi, ku integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore, përfshirë nxënësit, profesorët, kartelat, dosjet etj. Përveç tyre, në këtë program do të kenë qasje edhe prindërit, duke e parë vijueshmërinë e fëmijëve e suksesin e tyre. E falënderoj ekspertin e IT, Gazmend Jakupin për realizimin e këtyre programeve dhe jemi me fat që e kemi pjesë të ekipit”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri ka paralajmëruar realizimin e programit e-Komuna dhe organizimin një konference të madhe në Gjilan.
Menaxheri i zyrës së IT në Komunë, Gazmend Jakupi, ka thënë se ky është një aplikacion i shpejt, profesional dhe lehtë i qasshëm, përmes të cilit rritet transparenca.
“e-arsimi.com është një databazë e madhe e shënimeve për të gjitha institucionet e arsimit, brenda së cilës të gjithë mund ta shohin numrin e nxënësve, profilin e arsimtarëve etj. Është aplikacion i shpejt dhe profesional dhe risia është që në këtë projekt është edhe grafikoni dhe harta e shkollave”, tha Jakupi.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, tha se ky është një projekt që ofron një qasje transparente për qytetarët, për të marrë informacione të lloj-llojshme për personelin, ligjërimit, lëndëve etj.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...