Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajqi janë gjashtë kandidatët për postin e rektorit të UP-së Anita Kadriu Gjashtë kandidatë kanë paraqitur kandidaturën e tyre për rektor të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.
Konkursi i rishpallur është mbyllur të martën për të përcjellë procesin tek Komisioni prej pesë anëtarëve i formuar nga Senati, që do të jetë i ngarkuar të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e rektorit. Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajqi janë gjashtë kandidatët që kanë dorëzuar aplikacionin.
Paraqitjen e këtyre profesorëve për garën për rektor e ka konfirmuar dhe sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi. Ai ka thënë për mediet se gjatë javës do të verifikohen aplikacionet e kandidatëve dhe pastaj do të caktohet dhe dita e intervistimit të tyre. Kandidati Afrim Hamidi është profesor i asocuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Xhevat Berisha profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Marjan Dema profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Nuridin Mestani profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Jusuf Musliu, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Shtimes në vitin 2013 dhe kandidati i fundit që konkurroi është Azem Lajçi, profesor i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas Statutit të Universitetit, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej pesë anëtarëve, të cilin Komision e formon Senati.
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë