Autor, bashkautor e redaktor i këtij projekti është didakti i njohur zviceran prof.dr.dr. Basil Schader, i njohur edhe për kontributet e tij shumë të çmuara në fushë të shkencave albanologjike.
Në dispozicion të personelit mësimor në shkollat shqipe të diasporës, së fundi është edhe një produkt didaktik dedikuar mësimit të gjuhës dhe të kulturës së origjinës të nxënësve me prejardhje të huaj, ku përfshihen edhe shqiptarët në diasporat e tyre të shumta nëpër botë.
Ai, siç njofton përgjegjësi për mësimin plotësues të diasporës në Ministrinë Arsimit të Kosovës, Nuhi Gashi, përbëhet nga 6 doracakë për mësues/e (ja lista e titujve: 1. Bazat dhe arsyet, 2. Strategji dhe teknika të të mësuarit, 3. Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë, 4 Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë, 5. Përkrahja e komunikimit gojor, 6. Përkrahja e kompetencave ndërkulturore), përveç në 5 (7) gjuhë të tjera (anglisht, gjermanisht, turqisht, portugalisht, kroatisht- serbisht- boshnjakisht), këto ditë doli nga shtypi (u shtyp në Prishtinë) edhe në gjuhën shqipe.
Ato do të shpërndahen në diasporë me 500 copë dhe në shkollat e Kosovës me 300 copë./albinfo.ch
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin