Ministria e Arsimit prezantoi sot “Raportin e Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit”.
Mark Berrett nga GIZ , udhëheqës i këtij projektit tha se ky projekt tregon se Ministria është serioze në përmirsimin e arsimit.
“Procesi në të cilin kemi kaluar ka qenë gjithë përfshirës dhe kanë qenë tre ekspert të cilët kanë hulumtuar në përgjithësi arsimin. Ne kemi ndjekur ministrinë dhe boshllëqet e Ministrisë. Kjo nuk ka qenë vlerësim i stafit por është vlerësimi i projekteve. Kemi ardhur te këto të gjetura të cilat prekin aranzhimet në arsim, agjencitë , drejtimin politik dhe administrativ si dhe rolin e zëvendësministrave dhe rezultatet e fituara nga propozimet e Ministrisë. Kemi shikuar organizimin e brendshëm, ndarjen e burimeve me një apo dy të punësuar. Kemi shikuar edhe politikat e fushave në arsimin parauniversitar dhe universitar. Një çështje që ka dalë nga anketimi është edhe komunikimi dhe koordinimi i brendshëm në ministri”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se pas kësaj kanë paraqitur edhe rekomandime.
“Ne e dimë se ky rishikim nuk do t’i kënaq të gjithë por në bisedime tona kemi pasur informata se tani është koha për ndryshim. Gjerat nuk mund të ndryshojnë brenda natës edhe në reformën e administratës publike”, ka thënë Berrett./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...