Gashi i kënaqur me investimet që ka bërë komuna për shkollat në Obiliq

18:23 | 3 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Obiliqit së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Agim Spahiu, vizituan Shkollën e Mesme të Ulët ‘’Naim Frashëri’’ në fshatin Breznicë dhe paralelen e ndarë në fshatin Kozaricë, njëherësh në këto shkolla janë bërë investimet duke krijuar një mjedis shumë të mirë për mësim, njofton zyra e kryetarit të Obiliqit.

Sipas njoftimit, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, u nda i kënaqur me investimet në këto shkolla, dhe punën që bëjnë kolektivi i shkollës, transmeton Indeksonline.

Ndërsa drejtori i arsimit tha që në agjendën e kryetarit Gashi zë vend të veçantë arsimi, prandaj i gjithë ky investim në infrastrukturë është parakusht për rritje të cilësisë së arsimit.

Drejtoresha e shkollës Ragbeta Gashi, i falënderoi kryetarin dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke i dhënë arsimit në komunën e Obiliqit, me theks të veçantë investimet që janë bërë në këto dy shkolla duke krijuar një mjedis shumë të mirë për mësim.

Investimeve që janë bërë në shkollën e Breznicës janë: ndërrimin e dritareve, gëlqerosjen e saj, rregullimin e dyshemeve, rregullimin e kulmit etj, ndërsa paraleles së ndarë në fshatin Kozaricë i është bërë rregullimi i fushës sportive, ndërtimi i aneksit, një klasë për parafillor, rregullimi i tualetit etj. Në fund një vizitë i bënë edhe Qendrës Shëndetësore në fshatin Breznicë ku u njoftuan me gjendjen, kushtet dhe shërbimet që ofron për qytetarët, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme