Në fshatin Rubovc të Komunës së Lipjanit, sot para një numri të madh të qytetarëve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shkollës “Drita” në Rubovc, Ekrem Murati kanë vënë gurë-themelin për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vendbanim.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Rubovc për fillimin e punimeve në objektin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.
“Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Rubovcit, por edhe për ne, që po vendosim gurëthemelin e këtij objekti kaq të nevojshëm dhe për të cilin kanë pritur gjatë banorët e këtij fshati”, tha kryetari Ahmeti.
I pari i Lipjanit ka theksuar se përveç ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojnë të gjitha kushtet që të arrihet një cilësi më e mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë jo vetëm në Rubovc por në të gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.
Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe realizimi tij do t’i kushtoj 138,895.76 euro./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...