Google ADS

Freedom House: Ish-rektori Zejnullahu e ngriti reputacionin e UP-së

16:10 | 13 Prill 2016
M. A.

Në raportin vjetor të organizatës Freedom House, vlerësimi për Universitetin e Prishtinës ka shënuar përparim për herë të parë pas shumë vitesh. Raporti thekson se në kohën e ish-rektorit Zejnullahu ka pasur zhvillime pozitive në Universitetin e Prishtinës.

Sipas raportit, menaxhmenti në krye me rektorin Zejnullahu ka marrë masa për përmirësimin e reputacionit të UP-së dhe ngritjes së cilësisë në UP.

Në raport theksohet që në kohën e ish-rektorit Zejnullahu nuk ka pasur regjistrime të jashtëligjshme, pastaj për herë të parë është ndalur një praktikë korruptive për avancimet akademike, janë publikuar shumica e temave të doktoratës të personelit akademik.

Këto veprime të ish-menaxhmentit kanë ngjallur debate të shumta publike për arsimin e lartë në Kosovë.

Ky është raporti, kliko KETU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme