Ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka hapur një debat publik rreth ndalimit të telefonave mobil nëpër shkolla, premtim që ishte dhënë gjatë fushatës nga Presidenti Emmanuel Macron.
Në një intervistë për revisten Express, ministri sugjeroi që nxënësve t’u kërkohet që të depozitojnë telefonat e tyre në kuti të sigurta, transmeton portali arbresh.info
“Në mbledhjet tona të kabinetit, ne i vendosim telefonat nëpër dollapë. Kjo është një gjë që mund të bëhet kudo, përfshirë edhe shkollat”, ka theksuar ai.
Disa mësues i shohin telefonat si një burim i shpërqendrimit dhe mosdiciplinës, ndërsa disa të tjerë besojnë se ata mund të përdoren për qëllime edukative, gjithmonë duke qenë nën kontrollë të rreptë./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje