Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbëri Nagavci ka bërë të ditur se është finalizuar Projektligji për Arsimin e lartë i cili ndër të tjera garanton cilësi dhe autonomi universitare.
Nagavci në Facebook ka shkruar se përmirësimi i gjendjes në arsimin e lartë është prioritet i tyre për çka janë angazhuar që nga fillimi i mandatit
“Shumë e lumtur që gjatë kësaj jave finalizuam Projektligjin për Arsimin e lartë i cili ndër të tjera garanton cilësi dhe autonomi universitare”, ka thënë ajo.
Sipas saj, disa nga risitë që sjellë ky Projektligj janë: “Kritere të qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë. Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë. Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike. Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës. Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik: Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë. Verifikimi i titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit”.
Tutje Nagavci bën ty ditur se ky projektligj të hënën do të publikohet në Platformën e Diskutimeve Publike dhe do të jetë i hapur për komente.
“Propozimet dhe idetë tuaja janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj ju ftoj që pasi ta lexoni draftin të dërgoni komentet tuaja”, ka thënë ndër të tjera, Nagavci. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?