Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sot ka bërë finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Torinos.
Këtë e bënë të ditur përmes një konference për media, rektori i këtij Universiteti, Shaban Buza dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ku përmenden edhe detaje të kësaj marrëveshjeje.
E para e Gjakovës, Kusari-Lila, tha se ndjehet e lumtur që është arritur kjo marrëveshje, duke shtuar se ky do të jetë një bashkëpunim në nivelin akademik dhe shkëmbim të studentëve ndërmjet këtyre dy vendeve.
Edhe rektori Buza, tha se me këtë marrëveshje këto dy universitete do të vazhdojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të studentëve.
Në konferencë u tha se shkëmbimi i studentëve ndërmjet dy universiteteve do të vazhdohet edhe për shumë vite të tjera, me qëllim që të arrihet nxjerrja e kuadrove sa më cilësore.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...