Filozofiku përmirëson gabimet në adresat elektronike

19:05 | 30 Shtator 2015
M. A.

KosovaPress-i sot publikoi një tekst, të titulluar “Gabimet tjera në Fakultetin e Bujar Dugollit”, ku vuri në pah gabimet drejtshkrimore në adresat e postës elektronike të disa prej zyrtarëve të Fakultetit Filozofik që figurojnë në ueb-sajtin zyrtar të Fakultetit.

Ashtu siç ishin të shkruara, këto email adresa ishin jofunksionale, respektivisht atyre që u dërgonin shkresa dy prodekanëve – atij për çështje financiare, Agim Zogajt, dhe për infrastrukturë, Muhamet Qerimit, si dhe sekretarit të Fakultetit – Lumnije Ahmeti – posta u kthehej si “e pavlefshme”.

Pas këtij shkrimi të KosovaPress-it, sot pasdite në ueb-faqen e Fakultetit u shfaqën adresat e korrigjuara, kështu që, supozojmë, tash janë bërë funksionale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme