Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot organizon Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
“Hapja solemne e Seminarit XXXVI do të bëhet sot, në sallën e madhe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë”, njofton drejtoria e Seminarit.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e pesë sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Seminari do të zgjasë deri më 25 gusht 2017. Programi i Seminarit përfshin: kurse intensive të mësimit të shqipes në tri nivele; ligjërata të veçanta të gjuhësisë; ligjërata për letërsinë shqiptare, ligjërata për kulturën shqiptare, referime shkencore, ligjërata të përgjithshme, tryeza të rrumbullakëta, tryeza e doktorantëve si dhe program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës.
Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore janë: Gjuhësi: Qendrat e zhvillimit të shqipes; Letërsi: Fakti dhe fiksioni në letërsi, Kulturologji: Media dhe identiteti kulturor.
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s