Ka filluar gjysmë-vjetori i dytë në të gjitha shkollat e Kosovës. Risi në këtë gjysmë-vjetor pritet të jenë vendosja e një sistemi të stimulimit të mësimdhënësve me paga sipas performancës.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kishte shtyrë fillimin e gjysëmvjetorit të dytë për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta, si dhe epidemisë së Gripit AH3V. Ndërkohë, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar gjysëmvjetori i dytë në 56 shkollat me mbi 45 mijë nxnës sa janë në Prishtinës. Ai ka shtuar se përkundër motit të ftohtë, shkollat janë gati.
Ndërsa, Arbërie Nagavci, drejtore e Arsimit në Prishtinë bëri të ditur se gjatë periudhës së pushimeve është themeluar ekipi komunal për sigurimin e cilësisë.
Drejtoresha e shkollës fillore “Naim Frashëri”, Drita Hyseni, për KosovaPress bëri të ditur se procesi mësimor në këtë shkollë ka filluar me kohë dhe të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë në shkollë.
Po ashtu, ajo tha se duke e pasur parasysh motin e ditëve të fundit, në shkollë është ftohët por që nuk ka probleme me nxehje qendrore.
Hyseni: Në shkollën tonë mësimi ka filluar me kohë
“Në shkollën tonë mësimi ka filluar me kohë, çdo gjë është në rregull, normal pas një acari aq të madh është pak ma ftohët, por megjithatë nxehja qendrore punon dhe nuk kemi probleme të natyrës që ta ndërpresim procesin mësimor për shkak të ngrohjes në shkolla”, tha ajo.
Shkolla fillore “Naim Frashëri”, për ngrohje përdor si lëndë djegëse naftën dhe sipas drejtoreshës Hyseni, furnizimi me këtë lëndë djegëse është i rregullt dhe bëhet nga komuna e Prishtinës.
Hyseni: Furnizimi me derivate është i mjaftueshëm.
“Përdorim naftën me të cilën na furnizon komuna e Prishtinës. Furnizimi është shumë i rregullt, kemi mjaftueshëm derivate besoj që këtë vit pasi që është një mot ende i ftohtë, besoj që prapë do të na furnizojnë me kohë, as një ditë nuk ka ndodhur që ta ndërpresim mësimin për shkak të derivateve”, tha ajo.
Ndryshe, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë me një javë humbje dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë planin e kompensimit të kësaj vonese për shkak të situatës klimatike dhe rreziqeve nga gripi.
MASHT po ashtu ka njoftuar se këto ditë do të vendosin një sistem të stimulimit të mësimdhënësve përmes pagave.
Sipas kësaj ministrie, do të bëhet një koncept i ri i financimit, ku mësimdhënësit do të stimulohen me paga sipas performancës, por nuk do të ketë ulje të pagave./
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?