Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kanë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj.
Gjatë takimit, është arritur pajtimi për fillimin e aplikimit për njohjen e stazhit të punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 për të gjithë punonjësit e arsimit, të cilët kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në atë periudhë.
Aplikimi për këtë të drejtë, të njohur edhe me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, do të fillojë dhe do të njihet menjëherë për të gjithë punonjësit e arsimit në atë periudhë të rëndësishme historike për popullin e Kosovës dhe për arsimin në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Shala dhe ministri Abrashi kanë njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar të drejtat ligjore të merituara për të gjitha kategoritë e njerëzve që kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës, gjatë periudhave historike të fitimit të lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Ata, po ashtu, premtuan përkrahje të gjithanshme për punonjësit e arsimit në Kosovë.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë falënderuar Qeverinë e Kosovës për hapat e ndërmarrë në këtë drejtim.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...