Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë, në gjashtë fakultete dhe 17 drejtime përkatëse mjaftë atraktive dhe komfor kërkesave të tregut.
Nga të cilët 120 studentë pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat, shkruan arbresh.info.
“Vlen të theksohet se në rangimin ndërkombëtar UPZ ka shënuar progres të jashtëzakonshëm duke u radhitur mijëra vende më lartë se universitetet e tjera, i cili është tregues i qartë për rritjen e cilësisë në këtë universitet. UPZ tashmë është bërë konkurrent serioz duke lënë prapa shumë universitete në rajon, ndërkaq pas Prishtinës është Universiteti i dytë në vend,” thuhet në komunikatën për medie të UPZ.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 07.07.2017 deri më 14.07.2017 (e Premte ), nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17-18.07.2017, duke filluar prej orës 09:00
Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).
Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të rezervojë deri në 12% nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.
Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë studentë)./arbresh.info/
Nr. |
Fakulteti |
Drejtimi |
Të rreg. |
Me korrespodencë |
Për komunitete |
Total |
1 |
Fakulteti Juridik |
Juridik |
200 |
0 |
24 |
200 |
2 |
Fakulteti Ekonomik |
Menaxhment Ndërkombëtar |
200 |
0 |
24 |
200 |
3 |
Fakulteti Ekonomik |
Administrim Biznesi |
250 |
0 |
30 |
250 |
4 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Fillor |
100 |
0 |
0 |
100 |
5 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Parafillor |
100 |
0 |
0 |
100 |
6 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Fillor- Bos. |
35 |
0 |
0 |
35 |
7 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Parafillor- Bos. |
25 |
0 |
0 |
25 |
8 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Fillor- Tur. |
30 |
0 |
0 |
30 |
9 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Parafillor- Tur. |
30 |
0 |
0 |
30 |
10 |
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
TIT |
180 |
0 |
0 |
180 |
11 |
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
SD |
180 |
0 |
0 |
180 |
12 |
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
TIT- Bos. |
30 |
0 |
0 |
30 |
13 |
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
TIT- Tur. |
30 |
0 |
0 |
30 |
14 |
Fakulteti i Filologjisë |
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe |
100 |
0 |
12 |
100 |
15 |
Fakulteti i Filologjisë |
Gjuhë dhe Letërsi Angleze |
100 |
0 |
12 |
100 |
16 |
Fakulteti i Filologjisë |
Gjuhë dhe Letërsi Gjermane |
100 |
0 |
12 |
100 |
17 |
F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit |
Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit |
50 |
0 |
6 |
50 |
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...