Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese. Një udhëtim me çmim të lirë që hap mendjen dhe jep avantazhe të mëdha.
Leximi të ndihmon në kalimin e stresit për të përballuar problemet e vogla e të mëdha të ditës. Edhe ato të natyrës ekonomike.
Një studim i fundit ka treguar se të lexuarit nuk është vetëm një gjë e bukur por edhe e dobishme. Kërkimi i kryer nga tre ekonomistë të universitetit të Padovës, Giorgio Brunello, Guglielmo Weber dhe Christoph Weiss, ka zbuluar një lidhje mes përfitimit të të rriturve të rritur në një ambient stimulus për leximin dhe bagazhit të tyre kulturor.
Të jetosh një fëmijëri plotë me libra dhe histori do të mund t’i ndihmonte të vegjlit të përmirësonin pozicionin e tyre në punë sapo të bëheshin të mëdhenj.
Studimi i publikuar në “The Economic Journal” ka marrë në konsideratë 6 mijë persona në nëntë vende të ndryshme të Europës.Konkluzioni i kërkimit është që, personat të cilët kanë lexuar që të vegjël mund të pretendonin të fit onin materialisht më shumë se sa ata që gjatë fëmijërisë nuk kishin lexuar asnjë libër.
Sipas studimit, numri i librave në shtëpinë e një fëmije mund të tregojë shumë mbi llojin e ambientit në të cilin rritet dhe mbi të rriturin që do të bëhet. Një shtëpi plotë me libra inkurajon dhe stimulon aftësinë njohëse dhe social-emotive të më të vegjëlve, të rëndësishme këto për suksesin ekonomik e atë të punës përgjatë jetës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...