Kushtet në Fakultetin e Arteve duan përmirësim për shkak se ky fakultet aktivitetin e vet mësimor e realizon në tri objekte, të cilat asnjëra prej tyre nuk është objekt i cili i plotëson kushtet për specifikat që i ka Fakulteti i Arteve.
Kështu është shprehur dekani i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, Agim Selimi në një intervistë për arbresh.info i cili tutje ka treguar se në cilat vende ndodhen këto tri objekte.
“Jemi në ndërtesën afër Grandit, ndërtesë e adaptume para luftës dhe pas luftës për Fakultetin e Arteve, në këtë objekt i cili nuk është objekt i yni dhe në objektin e shkollës së lartë pedagogjike ku është departamenti i muzikës”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se janë munduar që të bëjnë një adaptim të nevojshëm.
“Kemi kriju salla ku projektohen filma salla për ushtrime të studentëve kemi kriju një teatër në këtë ambient ku jemi dhe kemi dhe Galerinë e Arteve një sallë të vogël koncertale por natyrisht që për studentët e muzikës duhet të ketë sallë më të madhe koncertale që ata të kenë mundësi që punimet e tyre ti shfaqin para publikut”, ka thënë ai.
Sipas tij ka vështirësi materiale, studimet janë të shtrenjta një pjesë të materialeve të sallave thotë se mundohen me i siguru, por që edhe studentët me pjesëmarrjen e vet mundohen t’i përfundojnë punimet tyre.
Dekani i këtij fakulteti ka thënë se kanë bërë kërkesë në institucionet përkatëse që të kenë një hapësirë adekuate për studentët por që një herë thotë se nuk pritet të bëhet një zgjidhje pasi që ka kërkesa më imediate në Universitetin e Prishtinës.
“Kemi bërë kërkesë për ndërtimin e Fakultetit të Arteve ku do të përfshiheshin tri departamentet artet skenike, figurative dhe muzikore, me pas edhe ambientet edhe sallat, përkatëse, sallë teatri, sallë kinemaje koncertale, galeri për ekspozim të punimeve të studentëve të artit figurativ mirëpo në kushte që jemi një herë është e pamundur për shkak se në universitet ka kërkesa më imediate, fakulteti i shkencave të natyrës është prioritet, pas kësaj një numër i madh i ekonomikut dhe faktikisht këto dyja janë si prioritet pasta fakulteti arteve dhe sidomos probleme po dalin me lejet urbanistike që duhet marr nga kuvendi komunal i Prishtinës kështu që nuk pritet shpejt me u bë ndonjë zgjidhje”, është shprehur dekani i Fakulteteve të Arteve.
Sa i përket ankesave të studentëve ai ka thënë se ato që janë më prioritare mundohen me i plotësu, por që në zgjidhjen e tyre bashkëpunojnë ngushtë edhe me organizatat e studentëve.
Redon Kika, studentë në degën e aktrimit në Fakultetin e Arteve, ka thënë për Arbresh.info se nuk janë të kënaqur e kushtet në këtë fakultet pasi siç thotë ai ky nuk është objekt i Fakultetit të Arteve dhe kushtet të cilat janë në këtë fakultet nuk i përmbushin standardet.
“Na si aktor kemi nevojë me qenë në lëvizje me bo ushtrime edhe nuk e kemi atë mundësi për arsye se është me shumë pluhur, është shumë e vjetër gjithçka dhe mandej nuk kemi hapësirë po ashtu klasat janë shumë të vogla”, ka thënë Kika./arbresh.info/R.Rexhepi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...