Drejtuesit e Fakultetit Filozofik kanë reaguar në lidhje me vendimin që dje ka marrë Gjykata e Apelit e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet Kisha Ortodokse.
Reagimi i plotë:
Dje, më 13.11.2017, përmes mjeteve të informimit publik, u informuam se Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet e ashtuquajtura kishë e pafunksionalizuar. Në informacion thuhet, se si pasojë e mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në seancat gjyqësore, gjykata ka konstatuar, se kjo tokë i mbetet në pronësi kishës ortodokse.
Në emër të Fakultetit Filozofik, kundërshtojmë këtë vendim dhe konsiderojmë si papërgjegjësi të institucioneve të gjyqësorit dhe të udhëheqjes – rektoratit dhe Këshillit Drejtues – të Universitetit të Prishtinës lidhur me këtë vendim.
Kundërshtimi ynë nuk është një tentativë për ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe as në cenimin e të drejtës së besimit dhe religjionit të asnjë komuniteti në Republikën e Kosovës dhe nuk duhet të kuptohet si i tillë.
Ky kundërshtim ka të bëjë me faktin, se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti i dhunshëm serb i Millosheviqit aplikoi ligje diskriminuese në raport me shqiptarët e Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe ato pronësore.
Për kujtesë organeve të gjyqësorit në Kosovë, këto ligje diskriminuese, të cilat e transformuan pronën shoqërore pa i pyetur pronarët e vërtetë, nuk u zbatuan as nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Legjitimimi i këtyre veprimeve të paligjshme të periudhës së Millosheviqit në rastin e pronës së Universitetit të Prishtinës, por edhe në raste të tjera të ngjashme, është turp për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Për dijeninë e të gjithëve, veprimi i Millosheviqit dhe Arkanit për t’i marrë tokën universitetit për të ndërtuar paligjshëm një objekt surrogat religjioz, i cili ndan dhe nuk bashkon komunitetet dhe nuk është në shërbim as të vetë komunitetit ortodoks në Republikën e Kosovës, është kundërshtuar edhe përmes padive nga Universiteti i Prishtinës në kohën këtë institucion e drejtonte Prof. Dr. Ejup Statovci gjatë viteve të 90-ta, por edhe pas çlirimit kur rektor i UP ishte Prof. Dr. Mujë Rugova.
Papërgjegjësia e menaxhmenteve të Universitetit të Prishtinës në periudhën 2015 – 17 është e patolerueshme dhe jo vetëm që nuk i bën nder UP, por dëmton pronën dhe kredibilitetin e këtij institucioni karshi të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së gjeneratave të tëra në Kosovë. Universiteti i Prishtinës ka qenë vatër e ideve dhe veprimit të rezistencës ndaj pushtuesve dhe regjimeve totalitare.
Sot duhet të jetë kundërshtues i veprimeve të padrejta, që cënojnë të ardhmen e rinisë studentore.
Fakulteti Filozofik nuk do të heqë dorë nga përpjekjet, që Universiteti i Prishtinës të menaxhojë me pronën e vet. Ftojmë studentët, profesoratin dhe stafin administrativ jo vetëm të Fakultetit Filozofik, por edhe të njësive të tjera akademike, si dhe të gjithë akterët e tjerë në shoqëri, të japin kontributin e tyre, që të mos lejohet grabitja e pronës ngulfatja e hapësirës së universitetit nga veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht kërkojmë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe koordinuara juridike për ta shpëtuar pronën e Universitetit të Prishtinës dhe lejimin e tij për ndërtimin e objekteve të tjera akademike në shërbim të studentëve dhe të së ardhmes
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...