Google ADS

Fakulteti Edukimit ia kalon Ekonomikut e Juridikut për nga numri i aplikantëve

16:46 | 21 Korrik 2015
M. A.
Numri i maturantëve të cilat kanë aplikuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për ta marrë statusin e studentit në universitetin më të madh publik në Kosovë, ka qenë 17.412.
 Telegrafi mëson se numri i aplikantëve të verifikuar për t’iu nënshtruar provimeve pranuese është 16.716.

Sipas statistikave, del se më së shumti të interesuar për të ndjekur studimet kishte Fakulteti i Edukimit, që këtë vit la pas Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik. Ndërsa, më së paku të interesuar kishte në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Studentët i janë nënshtruar provimeve pranuese dje dhe sot.

Të dhënat për aplikantët e verifikuar, për çdo fakultet të UP-së, janë si më poshtë!

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore: 1137

Fakulteti Filozofik: 1725

Fakulteti Filologjik: 1792

Fakulteti Ekonomik: 2228

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës: 681

Fakulteti Juridik: 1574

Fakulteti i inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: 641

Fakulteti i inxhinierisë Mekanike: 242

Fakulteti i Mjekësisë: 2198

Fakulteti i Arteve: 383

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës: 666

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit: 476

Fakulteti i Edukimit: 2541

Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara – Ferizaj: 432

Gjithsej: 16716

– See more at: http://lajmi.net/fakulteti-edukimit-ia-kalon-ekonomikut-e-juridikut-per-nga-numri-i-aplikanteve/#sthash.7bUVDeJT.dpuf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme