Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) ka sqaruar se Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) është larguar nga ky Regjistër për arsye se AKA nuk është në gjendje të veprojë në mënyrë autonome.
“Ne konkluduam se, si pasojë e shkarkimit të agjencisë (nga MASHT), agjencia nuk është më në gjendje të “veprojë në mënyrë autonome” dhe nuk është më në pozitë të marrë “përgjegjësi të plotë për detyrat e saj”, që është një nga standardet tona për regjistrim (standardi ESG 3.3)”, thuhet në përgjigjen e EQAR për “Zëri.info”.
Sipas tyre, një agjenci përjashtohet nga ky Regjistër nëse ajo nuk i përmbushë standardet e regjistrimit fillestar. Po ashtu, EQAR ka bërë të ditur se AKA-ja ka të drejtë të ankohet brenda 90 ditëve.
“Sipas procedurave tona, një agjenci përjashtohet nga Regjistri nëse ajo nuk i përmbush më standardet e regjistrimit fillestar. Agjencia ka të drejtë të ankohet brenda 90 ditëve”, thuhet tutje në përgjigjen e EQAR.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se MASHT-i ka qenë ai i cili ka dorëzuar listën e përbërjes së re të kësaj Agjencie, ndërsa kryeministri e ka miratuar këtë listë.
“MASHT-i ka dërguar në Qeverinë e Kosovës propozim-vendimin për miratimin e listës së anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit”, ka thënë Donjeta Gashi, zyrtare për informim në Qeveri.
Në lidhje me këtë edhe në përgjigje e EQAR, është përmendur kjo ndërhyrje politike ku si pasojë këta të fundit nuk kanë mundur të gjejnë një arsye të veçantë se pse është shkelur pavarësia e AKA-së.
“Bordi i AKA-së u shkarkua nga Ministri në shtator 2017, por Komiteti i Regjistrimit nuk mund të gjente arsye të veçanta pse do ta bënin këtë shkarkim – duke u shkelur pavarësia e AKA – të arsyeshëm dhe absolutisht të nevojshëm për të mbrojtur vlerat ose parimet e tjera thelbësore” kanë sqaruar tutje zyrtarë nga ky Regjistër.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë