Mospërfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm ndikon në zhvillimin e vogël ekonomik të vendit.
Kështu u tha sot në konferencën gjatë së cilës u publikua studimi mbi koston për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili është përgatitur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, me përkrahjen e Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se ky studim është shumë i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket rritjes së standardeve në viset rurale.
Ministri Bajrami tha se, çështja e gjithëpërfshirjes në arsimin parafillor dhe fillor është një dimension shumë i rëndësishëm i respektimit të të drejtave të njeriut.
Bajrami bëri të ditur se MAShT në bashkëpunim me projektin IPA ka aprovuar mjetet për ndërtimin e rreth 20 kopshteve publike në vitin e ardhshëm, si dhe ka punuar në caktimin e saktë të Kurrikulës për moshat 3-6 vjeç.
Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se vizioni i UNICEF-it është që të sigurohet se, të gjithë fëmijët e Kosovës janë fizikisht të shëndetshëm, mentalisht dhe emocionalisht të sigurt dhe të gatshëm për të mësuar.
Ai tha se, investimi në edukimin e hershëm është mundësi unike për t’i përgatitur fëmijët që të jenë anëtarë produktiv të shoqërisë.
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...