Edhe ambasada e SHBA-ve i del në krah rektorit Zejnullahu

15:43 | 22 Tetor 2015
Arbresh.info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dal në krah Ramadan Zejnullahut, rektorit që u shkarkua nga Këshilli Drejtues, por që u shfuqizua nga Ministria e Arsimit.

Nëpërmes një komunikata ambasada e SHBA-ve sqaron se përkrahë zbatimin e reformave në Universitetin e Prishtinës për një arsim modern dhe cilësor.

“Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë vazhdon të përkrahë reformat që janë duke u zbatuar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës. Një arsimim universitar modern dhe cilësor do të pajisë rininë me shkathtësitë që i duhen për të ardhmen, dhe do të kontribuojë për integrimin evropian të Kosovës. Ne inkurajojmë të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për një mjedis të cilësisë së shkëlqyer akademike dhe integritetit akademik për gjeneratën e ardhshme udhëheqëse të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-bë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme