Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i Universitetit tё Sheffield-it, Fakulteti Ndërkombëtar “CITY College”, Ioannis Ververidis nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2015/ 2016, me të cilën do të vazhdohet skema e bursave për tri ciklet e studimit Bachelor, Master dhe PhD. Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ka marrë pjesë edhe shefja e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.
Ministri Bajrami, me këtë rast ka theksuar se, marrëveshja e nënshkruar është vazhdimësi e bashkëpunimit të filluar vite më parë, nga e cila kanë përfituar një numër i madh i studentëve. “Një bashkëpunim i mirë i filluar vite më parë po vazhdon dhe ne jemi pajtuar që këtë bashkëpunim ta shtrijmë në dy fusha. Sa i përket fushës së parë, do të ndajmë 55 bursa për studentët tanë në tri ciklet e studimit, në studimet Bachelor, Master dhe PhD”.
Ministri Bajrami, po ashtu, ka folur edhe për krijimin e partneritetit në mes të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë me Universitetin e Sheffield-it, si një nga universitetet me prestigj të lartë botëror, sa i përket procesit të reformimit të arsimit të lartë.
Ndërsa, Ioannis Ververidis, rektor i Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield-it – Fakulteti Ndërkombёtar “CITY College”, tha se deri më tani më shumë 250 të rinjë kosovar kanë përfituar bursa në 6 vitet e fundit . “Me kënaqësi bëj të ditur se ata sot kontribuojnë për ndërtimin e kapaciteteve dhe punojnë për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë në përgjithësi. Shumica prej tyre mbajnë pozita të larta në sektorin publik dhe privat në Kosovë”, tha Ververidis.
Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të MAShT dhe Universitetit të Sheffield-it parasheh ndarjen e 55 bursave për tri nivelet e studimit Bachelor, Master dhe PhD.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...