Shpërngulja masive e banorëve nga zonat e thella rurale ka bërë që numri i nxënësve në shkolla të barazohet me atë të mësimdhënësve. Një fenomen i tillë po ndodh në shkollën “Nuhi Berisha” në Tugjefc të Kamenicës.
Ermir Buzuku është i vetmi nxënës i klasës së gjashtë të shkollës “Nuhi Berisha” në Tugjefc të Kamenicës .
Në këtë klasë ka mbetur vetëm dialogu nxënës – mësimdhënës.
Ermiri ndjehet shumë i vetmuar, por ky fakt nuk e ka penguar në mësim, ai është nxënës i shkëlqyeshëm.
Ndërsa arsimtaret këtë gjendje e konsiderojnë si mjerim.
Nazim Korqa ,arsimtar i Gjuhës Shqipe thotë se numri i nxënësve në këtë shkollë është barazuar me atë të arsimtarëve.
Mësimin me vetëm një nënës e quan si të fillosh luftën vetëm më një ushtar.
E nxënësi mw i mirë i kësaj shkolle, Alort Pireva e konfirmon atë që tha arsimtari i tij, faktin që numri i nxënësve është i barabartë me atë të mësimdhënësve.
Ndryshe nga Ermiri, Alorti në klasë ka dy shokë te cilët nuk e lejojnë të ndjehet i vetmuar.
Migrimi i banorëve nga zonat kufitare ka bërë që numri i nxënësve në shumë shkolla të kësaj zone të zvogëlohet.
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...