Google ADS

E hëna ditë pushimi, të martën fillon gjysmëvjetori i dytë

14:32 | 30 Dhjetor 2015
M. A.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), njofton se dita e hënë (4 janar 2016) do të jetë ditë pushimi për nder të festës së Vitit të Ri 2016, ndërsa të martën (5 janar 2016) do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015/16 në të gjitha shkollat e Kosovës.

Duke qenë se në kalendarin shkollor, nga dita e hënë është paraparë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/16, për nder të festës së Vitit të Ri 2016, MAShT njofton se dita e pushimit është zhvendosur në ditën e hënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme