Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët në të kaluarën janë zbuluar edhe “gjykuar” për punë joshkencore e madje edhe për plagjiaturë, tani janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues të këtij Universiteti. Në mesin e pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues, që janë zgjedhur nga Senati i UP-së, është profesori Beqir Sadikaj, të cilit i ishte vërtetuar plagjiatura dhe ishte degraduar nga Profesor i Asocuar në Profesor Asistent.
Por, më pas ky vendim ishte shfuqizuar. Dhe anëtarit tjetër të Këshillit, Zeqir Veselaj, i cili kishte arritur ta nostrifikonte titullin e fituar në Universitetin e Tiranës, edhe pse Komisioni i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) kishte dhënë vlerësim negativ për hulumtimet e tij. Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentet, të cilat vërtetojnë për plagjiaturën që kanë bërë këta dy profesorë.
Sipas dokumenteve, profesori Beqir Sadikaj në vitin 2007 ishte degraduar nga titulli akademik, Profesor i Asocuar në Profesor Asistent për shkak të plagjiaturës që i është vërtetuar në librin (ligjëratat e autorizuara) “Sociologjia juridike”.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri