Shtimi i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka prekur edhe nxënësit e mësimdhënësit në Komunën e Podujevës. Dy klasa të shkollës fillore “Pavarësia” në Sibofc të kësaj komune, kanë kaluar në mësimin ‘online’ për shkak të rasteve të reja me koronavirus.
Sipas epidemiologes së QKMF-së, Bedrie Rama, që nga fillimi i vitit të ri shkollor janë testuar 80 mësimdhënës në Podujevë, prej të cilëve 11 kanë rezultuar pozitivë. Gjatë takimit të Shtabit Emergjent në këtë komunë ajo ka thënë se pozitivë kanë rezultuar edhe 15 nxënës nga 71 sa janë testuar prej fillimit të vitit shkollor.
Siç thuhet në një njoftim të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës, Shtabi Emergjent ka kërkuar angazhim në zbatimin e masave të veçanta për mbrojtjen nga COVID-19.
“Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 në takimin e mbajtur sot ka shqyrtuar gjendjen aktuale me pandeminë, vendimin e fundit të Qeverisë për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, informoi anëtarët e Shtabit lidhur me gjendjen aktuale epidemiologjike në komunë dhe vendimin e fundit të Qeverisë për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në këtë njoftim.
Nënkryetari Rudari ka theksuar se javët e fundit ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike në vend dhe në Podujevë, prandaj sipas tij, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të aplikohen masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
“Më tej nënkryetari bëri të ditur se nga shfaqja e pandemisë në Komunën e Podujevës janë regjistruar 790 raste të personave të prekur me koronavirus, prej tyre 631 janë shëruar, 136 raste janë aktive, kurse deri tani 23 persona kanë humbur jetën. Lidhur me vendimin e Qeverisë për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nënkryetari Rudari tha se këto masa duhet të zbatohen në tërësi, duke filluar nga administrata komunale, lidhur me lirimin nga puna të punëtorëve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna, gjë që do të nevojitet një angazhim dhe organizim, në mënyrë që administrata të funksionojë normalisht”, thuhet më tej në këtë njoftim.
“Gjithashtu nënkryetari Rudari kërkoi vazhdimin e angazhimit dhe bashkëpunimit të Policisë me Inspektoratin dhe institucionet shëndetësore për zbatimin e vendimit të Qeverisë dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19. Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Zogiani, tha se një lajm i mirë është se stafit të këtij stacioni i janë bashkangjitur edhe 20 zyrtarë policorë, të cilët menjëherë do të angazhohen në teren”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...