Gjendja e nxënësit që deshi të dalë në oborr nga dritarja është e mirë
Dritarja e klasës 10 në shkollën profesionale në Kaçanik është e mbyllur me hekura.
Por kjo nuk ka qenë pengesë për nxënësin, Kadri Loku, që përmes tyre të dalë në oborr.
E, ky veprim i adoleshentit, gati sa nuk u kthye në tragjedi.
Ai ra nga kati i dytë, duke pësuar lëndime trupore.
E gjithë ngjarja, tronditi përveç nxënësve edhe personelin arsimor.
Drejtori i shkollës, Zekirja Baftiu tregon për FRONTAL si ka ka ndodhur e tëra.
Sipas informacioneve që thotë se i ka marrë nga nxënësit, krejt kjo kishte ndodhur për një arsye.
E për të parandaluar rastet e njëjta, shkolla ka marrë disa masa.
Xhaxhai i të miturit, që përcolli ditën e aksidentit atë për në shkollë, i mërzitur nga rasti, tregon se kishte një javë që djali nuk kishe vijuar mësimin.
Pas një jave i izoluar, të miturit i ndodhi fatkeqësia që mund t’i kushtonte me jetë.
E të enjten kur mësimi kishte vazhduar si çdo ditë tjetër, klasa nga ku kishte ndodhur rasti mbetej e zbrazët.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj