Drejtoresha e Arsimit në komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, ka thënë që në këtë komunë janë 282 nxënës dhe 60 mësimdhënës të infektuar me COVID-19.
Emini tha që situata ka qenë e rëndë këtë javë, mirëpo që tashmë është e menaxhueshme.
“Edhe pse fillimi i periodës së dytë, shkollat i zë me një vështirësi të fillimit edhe sa i përket kushteve klimatike, por situatën e ka rënduar këto ditë, sidomos gjatë kësaj jave shpërndarja me të madhe e virusit COVID-19. Po bëjmë përpjekje maksimale që në koordinim me Insititutin e Shëndetit Publik në veçanti me Task Forcat e shkollave edhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që e kemi në Viti, të bëjmë detektimin e hershëm të rasteve të infektimit dhe të parandalojmë shpëndarjen”.
“Java ka shkuar në koordinim të plotë me akterët përgjegjë dhe po bëjmë përpjekje maksimale që aty ku është situata më e ndjeshme që të bëjmë zëvendësimin e mësimdhënësve dhe të jemi më afër nxënësve në koordinim të plotë me task forcave të shkollave”.
“Gjatë kësaj jave kemi bërë mbi 1500 teste rapidë në shkolla dhe e kemi parë që situata në disa shkolla ku ka më shumë nxënës, aktualisht deri mbrëmë kemi 282 nxënës të infektuar dhe 60 mësimdhënës të infektuar duke përshirë edhe ata që janë në vetizolim”.
Emini tha që situata është në menaxhim, pasi shkollat që gjatë kësaj jave kanë qenë online, 4 prej tyre kthehen në mësim të rregullt të hënën, pasi e kanë kaluar këtë situatë.
“Janë 6 shkolla që kanë shkuar në mësim online, por 2 tjerat kthehen të martën në bazë të rekomandimit të institutit”, tha ajo./klankosova/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...