Me çdo vit shkollor që kalon, tavani i Ilire Berishës ngjason më shumë një biblioteke, e mbushur me libra që i janë dhënë vajzës së saj falas në fillim të çdo viti shkollor në Kosovë.
Abide Mustafa ka një zgjidhje tjetër për librat që dalin nga përdorimi për nipërit e saj kur ata dalin në klasë tjetër. “Kur ata e përfundojnë vitin, librat hidhen në plehra”, tha Mustafa.
Është e habitshme për të dy gratë që, nën një ligj të viti 2012 në Kosovë, ato janë të obliguara t’i kthejnë librat që janë shpesh të grisura shkollës për gjeneratën tjetër të nxënësve. Ato nuk janë të vetme.
Në Kosovë, librat po hidhen ose po shkatërrohen si pasojë e një dështimi për të zbatuar ligjin, thonë mësuesit dhe zyrtarë të arsimit, që po i shkakton shtetit të varfër miliona euro kosto çdo vit për t’i printuar ato.
“Është shumë mirë që po i japin falas,” tha Mustafa, nipërit e së cilës janë në shkollë fillore në kryeqytet, Prishtinë. “Por ne nuk i kthejmë kurrë, sepse mësuesi i tyre nuk na ka thënë ndonjëherë që ne duhemi t’i kthejmë”.
Berisha pajtohet: “Nuk më kanë thënë ndonjëherë që duhet t’i kthej,” i tha ajo BIRN. “Unë i fus nëpër kuti dhe i mbaj në tavan”.
Keqkuptimi duket që është tregues për ato sipas kritikëve janë vite të çrregullimeve dhe humbjeve në materiale shkollore.
Ndërkohë që disa drejtorë raportojnë për mungesë librash, një raport i 2014 nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në Kosovë thotë që mijëra libra me vlerë gjysmë milion euro gjenden në stoqe të shkollave të paprekura.
“Ne kemi plot libra të papërdorur në stoqe,” thotë raporti. Një inspektim i shkollave zbuloi që “pajisja e studentëve me libra falas, përdorimi dhe ruajtja e tyre, nuk po respektohet”.
Adem Ajvazi, drejtor i shkollës fillore “Dituria” në rajonin e Podujevës në veri të Prishtinës, thotë që shkolla e tij vuan nga mungesa e librave. Ai pranon që nuk i ka obliguar prindërit të kthejnë librat, duke thënë që “ato dëmtohen sepse letra është shumë e dobët”, dhe thjesht porosit libra të reja.
“Në tre vitet e fundit ne kemi pasur një mungesë të theksuar librash”, i tha Ajvazi BIRN-it. “Ne nuk furnizohemi me aq libra sa kërkojmë”.
Faton Fetahu, asistent i ministrit të Arsimit Arsim Bajrami, refuzoi kritikën, duke thënë që ka pasur progres që nga krijimi i një Këshilli Ekspertësh nga Bajrami në tetor 2015 për të sjellë rregull në printimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore.
Ai tha që verifikimi i stoqeve nga ministria vitin e kaluar “ka shkuar shumë mirë” dhe kanë zvogëluar stoqet në 235,000 libra.
“Kemi pasur vlerësime reale, dhe në këtë mënyrë janë kursyer mijëra euro”, i tha Fetahu BIRN-it. “Ne kemi filluar të përdorim stoqet dhe MASHT (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë) ka dërguar libra sipas nevojave reale”.
“Kualiteti i materialit të përdorur, do të adresohet këtë vit me botimin e librave të reja”.
I pyetur nga BIRN për shumat e shpenzuara në printimin e teksteve çdo vit, Fetahu tha që nuk ka qenë në gjendje t’i gjejë. Por një zyrtar i ministrisë së arsimit, që refuzoi të identifikohet, i tregoi BIRN-it shumat e paguara për dy deri në katër shtëpi botuese çdo vit. Shumat e përfshira janë ngritur pasi që një qeveri tjetër në 2008 urdhëroi që librat t’u jepen nxënësve falas.
Në 2008, buxheti për printim ishte pak më shumë se 2 milion euro për një shtet me 1.8 milion banorë me një buxhet prej 1.7 miliard eurosh. Në 2009 ishte më shumë se 9 milion, duke arritur mbi 10 milionë në 2012.
Në mars të këtij viti, ministri i Arsimit Bajrami i tha Komisionit të Arsimit në parlament që ministria e tij ka shpenzuar gati 8.5 milionë euro duke printuar libra të reja për këtë vit shkollor. Shpejtim Bulliqi, anëtar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, i tha komisionit që diskutimet ishin duke u zhvilluar për të zvogëluar shpenzimet përgjysmë.
Fetahu i tha BIRN që ministria së shpejti do të bënte një strategji për të bindur prindërit t’i kthejnë librat sipas ligjit. Por ai nuk e shtjelloi idenë dhe nuk dha një afat kohor.
Ndërkohë, disa drejtorë shkollash po e gjejnë vetë zgjidhjen, duke mbledhur librat copë e çikë nga prindërit dhe po ua japin kompanive private të riciklimit.
“Vetë, shkollat po ua japin kompanive (të riciklimit) librat, dhe kompania u jep atyre pajisje sportive si topa të futbollit, basketbollit”, tha për BIRN, Nexhmi Rudari, nënkryetar i komunës së Podujevës dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Arsim në këtë komunë.
Një nga kompanitë e riciklimit është në pronë të Xhevat Dervishit, i cili i tha BIRN që ai po bën një punë të mirë për komunitetin. “Më mirë të riciklohen ato libra sesa të digjen dhe të ndotet ambienti”. /BIRN
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...