Dita e Gjuhës Angleze nuk shënohet në Kosovë

09:53 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

23 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze, e cila ndryshe njihet edhe si “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”. Ndonëse në Kosovë ajo njihet si gjuha e dytë më e përdorur dhe si gjuhë zyrtare, nuk është organizuar ndonjë aktivitet për shënimin e saj.

Gjuha angleze është gjuhë e përmasave botërore, e cila në shumë vende njihet si gjuhë zyrtare, ndërsa në shumicën e vendeve ajo përdoret si gjuhë e dytë, falë së cilës arrijnë të komunikojnë njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme.

Ajo është gjuhë dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re, si dhe një numër vendesh tjera.

Gjuha angleze i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermane. Gjatë historisë, ajo është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermane që fliten në Evropën kontinentale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme