Diplomojnë në mospërputhje me tregun

10:06 | 18 Qershor 2015
Arbresh.info

Politikat në arsimin e lartë publik vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Edhe sivjet nuk pritet ndonjë ndryshim në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” lidhur me vendet e studimit nëpër drejtime

Me pak lëvizje në numër, vendet për studim do të ofrohen më shumë për drejtimet shoqërore. Shkencat ekzakte pritet të marrin interesimin e njëjtë sikurse viteve të mëparshme, në numër jo të kënaqshëm, shkruan sot Zëri.

Promovimi i drejtimeve të shkencave ekzakte, inxhinierike, të fushës së teknologjisë… nëpër shkolla të mesme nuk është praktikuar as këtë vit.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se do të hartohen politika të reja në arsimin e lartë që do t’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik. Ai ka thënë se do të punohet me universitetet që të ketë programe të reja prej shkencave ekzakte.

“Kosova ka nevojë për drejtime ekzakte. Do të krijojmë shumë benificione, bursa e privilegje të tjera që të drejtojmë studentët kah këto shkenca”, ka thënë ministri Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme