Dhjetë studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të kenë mundësi të kryejnë pjesën praktike të përgatitjes së masterit në Universitetin Teknik të Bursës.
Kjo është arritur në kuadër të bashkëpunimit shumë të frytshëm ndërmjet këtyre dy universiteteve.
Për këtë është interesuar vetë rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, i cili ka realizuar një vizitë në Bursë i shoqëruar nga prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina.
Gjatë takimit me rektorin e Universitetit Teknik të Bursës, Arif Karademir, është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ndëruniversitar.
Rektori Musaj ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen dhe mundësinë që është duke ofruar Universiteti Teknik i Bursës për studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit “Isa Boletini”.
“Bashkëpunimi me këtë universitet është duke u treguar mjaft i suksesshëm dhe ne jemi shumë mirënjohës për drejtuesit e Universitetit Teknik të Bursës”, ka thënë Musaj.
Përveç me drejtuesit e Universitetit Teknik, rektori Musaj dhe prorektori Morina, janë takuar edhe me kryetarin e Bursës, Rexhep Altepe, ku u bisedua për përvojën e mirë të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve kosovare me ato turke.
Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar universitetet kosovare, në mënyrë që studentët të kenë mundësi për të shfrytëzuar kapacitetet që ofrohen në universitetet turke.
Drejtuesit e Universitetit “Isa Boletini” janë takuar edhe me biznesmenë me origjinë shqiptare në Bursë, mandej me përfaqësues të shoqatave shqiptare etj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...