Dënohet me tre vjet burg drejtori i arsimit në Prizren

17:17 | 20 Qershor 2016
M. A.

Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në akuzat për keqpërdorim.

Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Çoçaj që akuzohet se keqpërdori paratë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Rmezi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Çoçaj paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Unë siç kam thënë çdo herë se kam besim në drejtësi, do ta shfrytëzoj të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit me bindjen shumë të plotë se nuk kam bërë asnjë shkelje dhe besoj, përsëri po e them që me ankesën time të paraqitur të realitetit çfarë edhe në të vërtetë ka qenë”, tha Çoçaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme