Demokracia Studentore: Ministri Bajrami ozurpator i Arismit në Kosovë

14:08 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

“Demokracia Studentore” përmes një reagimi për media thotë se sipas hulumtimeve që ka kryer kjo organizatë deklaron se përgjatë një viti ministri i MASHT-it Arsim Bajrami është pikërisht ai që i ka uzurpuar universitetet publike.

“Mirëpo, universiteti me më shumë parregullsi është Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku ministri Bajrami së bashku me rektorin e këtij universiteti Agron Bajraktari kanë uzurpuar këtë institucion të dijes. Përveç shkatërrimit që po ndodh duke mos funksionuar në mënyrën të duhur dhe  duke punuar pa asnjë kriter,  gjithashtu aty është bërë edhe vatër e punësimeve partiake.”, thuhet në reagimin e kësaj organizte.

‘Demokracia Studentore’ tutje thekson se  në USHAF ministri Arsim Bajrami ka punësuar edhe gruan e tij, e cila ligjëron tri apo më tepër lëndë pa e perfunduar doktoraturën,.

‘E kjo është arritur fare lehtë duke ditur ndikimin e ministrit që ka mbi universitetet publike. Ngjashëm bëjnë edhe shumë profesorë dhe profesoresha të tjera që kanë ndikim në politikë dhe nuk kanë doktoraturë por vazhdojnë të ligjërojnë nga tri e më shumë lëndë’, theksohet në reagim.

Kryetari i organizatës  Demokracia Studentore Mexhid Ramusa shprehet se këto parregullsi janë shumë të rënda në një universitet i cili ende nuk ka bërë vitin e parë të plotë akademik, nëse nuk ndalen këto mund ta imagjinojmë se çfarë do të bëhet aty duke pasur parasysh se askush nuk po e monitoron atë universitet, andaj ne do të fillojmë me përgatitjen e lëndës për të dërguar në prokurori që ky universitet ose të shërbejë për qëllimin që është themeluar ose mos të funksionojë fare sepse duke shkatërruar arsimimin dhe duke dëmtuar studentët duhet të përgjigjet ministri i cili e ka degraduar arsimin në Kosovë dhe duhet të dal para drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme