U zotua se do të jetë Rektori i cili do t`i sjellë ndryshime Universitetit të Prishtinës. Madje ai e konsideron vetën “Lokomotivë të ndryshimeve në UP”.
I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, duket se punën do ta nisë me shfuqizimin e vendimeve të ish rektorit Ramadan Zejnullahu.
Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai tregon se gjatë këtij viti të gjithë fëmijët e dëshmorëve do të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës dhe se ata nuk do të mbesin jashtë UP-së, siç pati vendosur Zejnullahu.
“…do të bëjë çmos që mos t’i lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së”, thotë Dema.
Rektori i ri i UP-së, për Gazetën Fjala shpalosë planet e tij për zhvillimin e Universitetit, sfidat, flet për zërat se ai vie nga politika, punimet e tija të akuzuara për plagjiaturë.
“Zero tolerancë ndaj keqpërdorimeve, bashkëpunim me të gjithë ata që i adresohen rektorit të ri, zbatimi i Statutit të Ligjit për Arsimin e Lartë, transparencë”, janë disa nga premtimet e Demës.
A e keni kompletuar stafin tuaj ?
Marjan Dema: Jemi në proces të kompletimit të stafit, besoj që deri ka fundi i kësaj jave edhe do ta kemi komplet stafin e gatshëm.
Dekanët e Fakulteteve do të jenë ata të cilët do të ma propozojnë stafin. Unë vetëm i kam vu kriteret. Ato kanë qenë një gjithë përfshirje që do të thotë nuk do të ketë prorektor prej një anëtari që është në Këshill Drejtues. Nuk do të ketë prorektor që dyfishohet, nuk do të ketë protektor që vinë nga politika, nuk do të ketë njerëz që janë sjellë në universitet, këshille drejtuese e të tilla. Unë nuk kam asnjë preferencë nga politika për t’i emëruar prorektorët. Në ekipin tim nuk është as edhe një mik i imi, të gjithëve ju kam thënë jo.
Ndërkaq këta janë emrat e prorektorëve të cilët do t’i përcillen për votim Këshillit Drejtues të UP-së.
Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Mryrvete Badiviku prorektore për financa, Afrim Hoti prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, prorektor për shkencë, janë emrat e propozuar nga Rektori Dema.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...