Në kuadër të ciklit të diskutimeve të forumit “Zilja”, është organizuar tryeza e radhës e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete, tryeza është udhëhequr nga organizata Çohu e cila ka përditësuar hulumtimin lidhur me “shit-blerjen e temave të diplomës”.
“Një pjesë e studentëve nuk përgatitën profesionalisht që të përgatitin temën e diplomës vetë dhe për këtë arsye e blejnë temën të gatshme, të cilën edhe e mbrojnë para mentorëve dhe komisioneve përkatëse. Kjo tregon për cilësinë e dobët të studimeve në nivelin e lartë arsimor dhe mosangazhimin e profesorëve për të mentoruar siç duhet studentët”, thuhet në komuniukatën e ÇOHU.
Pjesë e panelit në tryezë ishin Elton Bahtiri – prorektor për cilësi dhe zhvillim akademik në UP, Blerim Rexha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, Xhavit Rexhaj, profesor në kolegjin AAB dhe Shkëlzen Gashi, aktivist.
Në tryezë u tha se lindja e kësaj dukurie ka ndodhur për shkak se një pjesë e konsiderueshme e profesorëve nuk po e kryejnë punën siç duhet dhe se mbrojtja e temës është bërë një formalitet.
Gjatë diskutimit u tha se është e domosdoshme që të ndërmerren disa hapa për ta parandaluar këtë dukuri, e të cilat janë: Kryerja është temës së diplomës të realizohet me një monitorim të vazhdueshëm nga mentori i temës, të ketë një mekanizëm mbikëqyrës në aspektin përmbajtjesor të temave, i cili në formë të mostrave do ta bënte një monitorim të tillë, temat e diplomës të publikohen në platformat online nga institucionet e arsimit të lartë si dhe të vihet në përdorim një softuer i cili do të detektonte përmbajtjet e njëjta të temave të diplomës, përkatësisht një softuer anti-plagjiat./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...